Arberi
Një dosje e dorëzuar në polici nga asamblistë të Vetëvendosjes, përmban pretendime për financat e kryetarit Përparim Rama dhe për parregullsi në procesin e legalizimeve në Prishtinë. Rama i ka mohuar pretendimet, duke thënë se transferet e parave janë legjitime dhe se nuk është kontaktuar nga autoritetet
Të martën, në Drejtorinë e Hetimeve në Prishtinë është dorëzuar një zarf që përmban pretendime të një sinjalizuesi. Të dhënat janë dorëzuar nga asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më pas e kanë hapur zarfin edhe për mediat.
Në dokumentet e sinjalizuesit pretendohet për një varg parregullsish në Komunën e Prishtinës, përfshirë pretendime që lidhen me zyrtarë komunalë, zyrtarë policorë dhe persona të tjerë.
Dosja përmban të dhëna që lidhen me financat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas komunikimeve të sinjalizuesit, autoritetet britanike kanë nisur një hetim pas evidentimit të një transferimi të një shume të konsiderueshme të parave nga një llogari bankare në Kosovë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Të enjten, në një konferencë për media, KOHA e pyeti kryetarin Rama lidhur me këto pretendime. Ai tha se transferet bankare janë legjitime.
“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th, transferet bankare janë totalisht legjitime edhe nuk ka asnjë problem. Pastaj edhe s’kemi çka të diskutojmë, d.m.th, janë prej kontos teme në konton teme”, ka deklaruar Rama.
Për të verifikuar nëse kryetari Rama është duke u hetuar apo ndjekur nga...
Read Full Story:
https://news.google.com/rss/articles/CBMi2AFBVV95cUxNazJzQm1HUEVDREhUb21QWDVj...